• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FBK nderon me mirënjohje klubin 3×3 Prishtina

08/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit 3×3 Prishtina, Fikret Shatri dhe Fisnik Juniku.

Në këtë takim, u nderua Klubi 3×3 Prishtina me një mirënjohje të veçantë nga Kryetari Fetahu, si shenjë falënderimi për angazhimin dhe organizimin e suksesshëm të eventeve të basketbollit 3×3, duke promovuar këtë kategori të rëndësishme të sportit.

Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e vazhdimit të organizimeve të ngjashme, jo vetëm për pjesën e mbetur të këtij viti, por edhe për vitet e ardhshme.

FBK ritheksoi përkushtimin e saj për të mbështetur çdo iniciativë që ndihmon në promovimin dhe zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Kujtojmë që këtë verë, Kosova ka qenë nikoqire e tre ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare të basketbollit 3×3: FIBA 3X3 Europe Cup Qualifier, FIBA 3X3 Women’s Series, dhe FIBA 3X3 Challenger Prishtina, dy të fundit të organizuar nga 3×3 Prishtina në përkrahje nga FBK.

Këto organizime kanë shërbyer si dëshmi e kapaciteteve të Kosovës për të pritur dhe organizuar evenimente të këtij niveli, duke ngritur profilin e basketbollit 3×3 në vendin tonë.

Next Post

Hummels i refuzon Romën e Bolognan për ekipin anglez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.