Tuesday, 5. May 2026
Sport

FC Bayern kërkon të huazojë Nkunku-n, Chelsea ul pretendimet vetëm nëse e shet

GS 15/08/2025 1 Min. Lesezeit

Largimet e shumta në repartin e sulmit kanë detyruar drejtuesit e Bayern-it që të monitorojnë merkaton me kujdes. Sipas medieve gjermane thuhet se drejtuesit e klubit bavarez kanë rihapur edhe një herë bisedimet me Chelsea-n pasi janë të interesuar për shërbimet e Christopher Nkunku.

Akordi që arriti Bayern me 27-vjeçarin në janar është ende i vlefshëm dhe tani skuadra bavareze ka rihapur negociatat me Chelsea-n për të biseduar rreth termave të transferimit. Bayern është gati që ta huazojë francezin ndërsa klubi londinez, i cili e vlerësonte rreth 70 milionë euro muaj më parë, kërkon ta shesë për 35-40 milionë euro.

Teilen: