Sunday, 10. May 2026
Sport

FC Malisheva jep lajmin për futbollistin, Emir Zogaj: Gjendja e tij është e mirë

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i FC Malisheva, Emir Zogaj, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së sotme ndaj Ferizajt, duke u detyruar të largohet me urgjencë për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë, pas një dueli me një lojtar kundërshtar, transmeton lajmi.net.

Klubi bëri të ditur se Zogaj u dërgua në Spitalin e Ferizajt për ekzaminime dhe trajtim të menjëhershëm, por gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Emiri është mirë. Pas ekzaminimeve të nevojshme, ai do të vazhdojë rikuperimin në shtëpi”, thuhet në reagimin e FC Malisheva.

Nga klubi gjithashtu u falënderua stafi mjekësor i FC Ferizaj për asistencën e dhënë gjatë intervenimit./lajmi.net/

Teilen: