Fenerbahce fitoi përballë Byern ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt 77-89 duke siguruar vendin e dytë në renditje.
Fenerbahce priste dhe nje hap fals të Olimpiakos, por skuadra greke fitoi përballë Makabi Tel Aviv e si rrjedhojë mundi që ta mbyllte sezonin në vendin e parë.
Në të kundët, Bayern me këtë humbje zbret në vend të 8-të që do të thotë se do të luajë në fazën play in, trampolina e fundit për tu kualifikuar në play off. Ndeshja nisi me një shkëputje të parë të skuadrës turke me dy shifra në një sallë, e cila ishte me më shumë se gjysma e mbushur nga tifozët e Fenerbahces në Mynih.
Perioda e parë mbyllet 13-28 teksa Fenerbahce shpërthen për trepikësha që në minutat e para. Perioda e dytë si 10 minutësh është e barabartë, 18-18, por Gordon Herbert është i pakënaqur dhe në intervistën e pushimit shprehet se Bayern i mungon agresiviteti.
Perioda e tretë vijon me të njëjtën muzikë dhe diferenca me 15 pikë është konstante në favor të Fenerbahces që falë mbrotjes, dublimeve dhe rreshtimit zonal her pas here nuk e lejon Bayern të hyjë në lojë.
Perioda e katërt është ndryshe pasi zgjohet Carsen Edëards me trepikëshat e tij. E nis periodën e katërt me 9 pikë të shënuara personalisht dhe e mbyll si shënuesi më i mirë i ndeshjes me 26 pikë dhe me 5 trepikësha të shënuar.
Si fillim Bayern e ul në 10 pikë diferencën, më pas me një parcial 13-4 arrin ta ulë deri në 6 pikë kur shifrat shënonin 71-77. Gabimet nuk mungojne për bavarezët dhe Fenerbahce arrin ta kthej në kuotat normale të kësaj sfide duke e çuar sa hap e mbyll sytë në 15 pikë diferencë për të mos e kthyer më kokën pas. Per Fenerbacen dallohet Hays me 22 pikë e tashme do të presin për të mesuar se kë do të kenë përballe në playoff pas raundit të ndeshjeve të play in.