Ferizaj dhe Prishtina e Re kanë marrë nga një pikë në përballjen e mbijetesës, e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës.
Derbi ishte mjaft dramatik nga fillimi, me epilogun përfundimtar që rezultoi 1-1.
Ferizaj e nisi në mënyrë më agresive, duke krijuar disa aksione, por pa mundur t’i finalizojë. Ishte Silva-Richards që me një gol të bukur e zhbllokoi rezultatin, duke i dhënë epërsinë vendasve në minutën e 70-të.
Pas golit, Prishtina e Re u “zgjua” dhe krijoi disa aksione të bukura. Heroi i mysafirëve ishte Astrit Berisha, i cili barazoi rezultatin në minutën e 88-të.
Kësisoj, gara për mbijetesë në elitë bëhet edhe më dramatike, me Ferizajn në pozitën e tetë me 33 pikë, pesë më shumë se Prishtina e Re.