Tuesday, 28. April 2026
Sport

Ferizaj, vendas në finalen e Kupës

GS 28/04/2026 2 Min. Lesezeit

Të martën është përcaktuar ekipi vendas për finalen e Kupës së Kosovës në futboll, që do të zhvillohet muajin tjetër.

Në këtë finale, që do të luhet më datën 21 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 20:00, do të përballen Ferizaj dhe Dukagjini.

Bazuar në këtë, Ferizaj do ta ketë statusin e ekipit vendas sipas shortit, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

“Sot, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të dy klubeve, u hodh shorti për përcaktimin e skuadrës me statusin e vendasit në finalen e madhe, ka bërë të ditur FFK në faqen e saj zyrtare”, shkruan në faqen zyrtare të FFK-së.

Pasi Ferizaj do të jetë vendas në finalen e Kupës së Kosovës, automatikisht ka të drejtën e zgjedhjes së fanellave në rast të përputhjes së ngjyrave, pastaj vendosjen në bankinë dhe anën e stadiumit.

Si Ferizaj ashtu edhe Dukagjini, do të paraqiten për herën e katërt në finalen e Kupës së Kosovës, trofe ky që synojnë ta fitojnë për herë të parë në histori të klubit.

Teilen: