Wednesday, 17. June 2026
Sport

Feronikeli ’74 prezanton trajnerin Berisha

GS 17/06/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri Elon Berisha do t’i prijë Feronikelit ’74 në sezonin 2026/27 në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, të mërkurën ka prezantuar trajnerin Berisha, me të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Te Feronikeli ’74 presin të bëjnë një paraqitje dinjitoze në Superligë nën drejtimin e trajnerit Berisha.

“Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Berisha për një kontratë dyvjeçare, duke dëshmuar besimin në vizionin e përbashkët dhe projektin tonë afatgjatë. Me ambicie të qarta dhe një plan të mirëfilltë për të ardhmen, besojmë se kjo është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe të qëndrueshëm, që do t’i sjellë suksese FC Feronikelit 74”, ka shkruar Nikli.

Berisha në postin e trajnerit do ta zëvendësojë Granit Begollin, që doli nënkampion në Ligën e Parë dhe e riktheu ekipin në Superligë, por që u largua.

Për Berishën, Feronikeli ’74 do të jetë klubi i tretë që do ta drejtojë në elitën e futbollit të Kosovës, pasi sezonin e shkuar ishte në krye të Prishtinës së Re dhe Malishevës.

Teilen: