Friday, 21. August 2026
Sport

Feronikeli përforcohet me portierin Kolaj

GS 21/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ferronikeli vazhdon të sjell përforcime. Skuadra nga Drenasi sapo ka zyrtarizuar ardhjen e portierit, Agron Kolaj.

“Kemi arritur marrëveshje me portierin Agron Kolaj, i cili na bashkohet pas aventurave te Besa Pejë, Llapi, FC Prishtina dhe SC Gjilani. Kolaj ka qenë gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Agron! Të urojmë shumë suksese me fanellën e FC Feronikeli 74″, thuhet në njoftim.

Teilen: