Dhjetëra mijëra tifozë kanë nderuar mbrëmjen e djeshme kombëtaren e Egjiptit në stadiumin e Kajros, pas kthimit nga Botërori amerikan, mes muzikës dhe fishekzjarreve.
Për gjithë natën u përjetuan sërish emocionet e arritjes deri në 1/8-at e Kupës së Botës, ku Egjipti nuk kishte shkuar kurrë më parë. Skuadra e trajnerit Hassan u eliminua nga Argjentina në një ndeshje me shumë emocione dhe kontestime. Ceremonia nisi me hyrjen e lojtarëve dhe stafit teknik në stadium me një autobus të zbuluar, të udhëhequr nga trajneri Hossam Hassan dhe drejtori sportiv Ibrahim Hassan. Mungonin kapiteni Mohamed Salah dhe sulmuesin i Manchester City, Omar Marmoush.
Festa e rezultatit të kombëtares egjiptiane në Botërorin 2026 nuk u limitua vetëm me nderimet zyrtare e publike. Ajo u zgjerua edhe në sektorin privat, ku disa sipërmarrës kanë bërë dhurata dhe kanë dhënë shpërblime të majme për lojtarët dhe stafin teknik.
Janë bërë dhurata luksi, makina dhe po ashtu edhe para. Biznesmeni Khalaf Ahmed Al Habtoor ka dhuruar nga një makinë luksoze për çdo pjesëtar të delegacionit egjiptian.