Një episod i çuditshëm është shënuar në ndeshjen e Nations League mes Austrisë dhe Izraelit. Kur kishin kaluar 10 minuta nga pjesa e dytë, Sayed Abu Farchi shënoi golin e barazimit për miqtë dhe ky ishte goli i parë me fanellën e Izraelit për sulmuesin e Colorado Rapids.
Futbollisti 20-vjeçar vrapoi të festonte te flamuri i këndit, e e hoqi atë nga toka dhe simuloi një goditje si në bilardo. Arbitri e thirri dhe e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, duke e nxjerrë jashtë. Izraeli mbeti me 10 vetë dhe në fund humbi 3-1.
Duhet theksuar se kartoni i dytë i verdhë, më shumë se me gjestin ka të bëjë me faktin që lojtari hoqi flamurin nga terreni i lojës. Abu Farchi ishte ndëshkuar me karton të verdhë 3 minuta para se të shënonte golin.
Debutim, gol dhe karton i kuq: një mbrëmje që 20-vjeçari me siguri nuk do ta harrojë kurrë. Kartoni i tij i kushtoi Izraelit, që luajti gati gjithë pjesën e dutë me një lojtar më pak dhe humbi.