Wednesday, 13. May 2026
Sport

Fetahu dhe Dushku marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

GS 26/05/2025 1 Min. Lesezeit

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, që u mbajt në Riga të Letonisë, më 24-25 maj.

Fetahu po ashtu ka marrë pjesë në Mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës.

Derisa Dushku ka marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore të Sekretarëve të Përgjithshëm të FIBA Evropës.

“Pjesëmarrja e drejtuesve të FBK-së në eventet më të rëndësishme për basketbollin evropian dhe botëror konfirmon përkushtimin e FBK-së për të qenë pjesë akteve vendimmarrëse dhe për të përfaqësuar denjësisht basketbollin kosovar në strukturat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në Facebook.

Teilen: