• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

20/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë, UEFA ka deleguar një gjyqtar nga Kosova në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen ndërmjet Strasbourgut të Francës dhe Brondbyt të Danimarkës, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Kjo është ndeshja e parë e fazës “play-off” dhe do të luhet të enjten prej orës 20:00 në stadiumin “Stade de la Meinau” në Strasbourg.

Nuza në këtë ndeshje do të asistohet Bujar Selimaj e Granit Hyseni, gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj kurse rolin e AVAR-it do të mbajë Dardan Çaka.

“Delegimi i gjyqtarëve nga Kosova në një ndeshje kaq të rëndësishme dëshmon për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të tyre ndër vite, si dhe për besimin që UEFA ka në drejtësinë e ndarë prej tyre”, ka shkruar FFK, duke shtuar se gjyqtarët do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Arbitrat nga Kosova këtë sezon kanë ndarë drejtësinë edhe në disa ndeshje tjera të fazave kualifikuese të garave evropiane.

Next Post

Bolonja në bisedime me Asllanin, mesfushori kërkon “garanci” që të jetë në qendër të projektit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.