E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është nderuar me fanellën e Kombëtares së Kosovës me numrin 250, në shenjë të 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjesti simbolik u bë nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila vlerësoi miqësinë e ngushtë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, raporton lajmi.net

Duke falënderuar FFK-në për këtë nderim, Prattipati e cilësoi dhuratën si një shenjë domethënëse të miqësisë së vazhdueshme mes dy vendeve.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u nderua të pranonte fanellën e ekipit kombëtar të Kosovës me numrin 250, në nder të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara. Faleminderit Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë gjest kuptimplotë dhe për festimin e miqësisë së qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/
Teilen: