Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit. Ademi i përcolli urimet më të përzemërta Drejtorit të Përgjithshëm, Gazmend Hoxha, si dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Në letrën e urimit, Presidenti Ademi ka vlerësuar lart kontributin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me FFK-në në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve vendore e ndërkombëtare.
Po ashtu, është përgëzuar edhe përfshirja e Policisë së Kosovës në sport dhe suksesi i ekipit të saj të futsallit, i cili në edicionin e parë të garimit siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futsall.
Teilen: