Shtëpia Botërore e futbollit – FIFA është plotësisht e kënaqur me Kupën e Botës me 48 kombëtare e plot 104 ndeshje.
Katër ndeshjet e fundit të Kupës së Botës në New York, Boston, Kansas City dhe San Francisco, u përcollën nga 281 mijë e 223 shikues, që ishte rekord për një ditë në Kupën e Botës.
“16 qershori 2026 do të hyjë në historinë e Kupës së Botës. Nuk kam fjalë për të falënderuar tifozët tanë që sollën ngjyra, atmosferë dhe emocion në këtë turne. Kupa e Botës 2026, më gjithëpërfshirësja ndonjëherë, vazhdon të tregojë se sa shumë është i dashur sporti ynë dhe si e bashkon futbolli botën”, shkruan në postimin e FIFA-s.
Zgjerimi i Botërorit, ka bërë që në këtë ngjarje të debutojnë kombëtaret si Curaçao, Kepi i Gjelbër, Jordania dhe Uzbekistani.
Kjo ngjarje mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa në total do të luhen 104 ndeshje.