Thursday, 26. November 2026
Sport

FIFA publikon ranglistën, Kosova bie për dy pozita

GS 18/11/2026 2 Min. Lesezeit

Pas ndeshjeve të këtij muaji në Ligën e Kombeve, FIFA ka publikuar ranglistën e saj, ku Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie.

Kosova i zhvilloi dy ndeshjet e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve, ndërsa mori vetëm një pikë duke përfunduar e treta në grupin B3.

Barazoi pa gola me Izraelin në Prishtinë dhe u mposht thellë në Dublin nga Irlanda me rezultatin 3:0.

Në ranglistën e re të FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78 me 1322 pikë, duke ngecur prapa Malit të Zi dhe Izraelit.

Për dallim prej ranglistë së shkuar, Kosova ka pësuar rënie për dy pozita dhe shkak për këtë janë bërë rezultatet e fundit në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, për dallim prej Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur për një pozitë dhe tani renditet e 65-ta me 1388 pikë.

Shqipëria fitoi grupin C1 të Ligës së Kombeve, duke siguruar promovimin në ligën B për sezonin 2028/29 të kësaj gare.

Sa i përket vendit të parë në ranglistë, atë e mbanë Spanjë kurse pas saj renditen Argjentina, Franca, Anglia dhe Maroku.

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: