Friday, 3. July 2026
Sport

FIFA ul polemikat mbi golin e anuluar të Kroacisë: Sensorët në top të aftë të zbulojnë çdo kontakt!

GS 03/07/2026 1 Min. Lesezeit

Lojtarët kroatë shprehën pakënaqësinë e tyre me gjyqtarin norvegjez Espen Eskas pas ndeshjes Portugali-Kroaci. Ata ishin të zemëruar për episodin e fundit të ndeshjes, i cili ishte deciziv për Kroacinë, e cila ishte milimetra larg barazimit.

“Sipas të dhënave të ofruara nga teknologjia ‘Connected Ball’ e vendosur brenda ‘Triondës’, topit zyrtar të ndeshjes, u tregua se pati kontakt nga numri 20 i Kroacisë, Igor Matanovic”, thuhej në njoftim.

Ky kontakt, i cili nuk mund të dallohej me sy të lirë nga video e ofruar në VAR, është i destinuar që të hapë shumë diskutime. A.V.

Teilen: