Saturday, 23. May 2026
Futboll

Finale e çmendur në Wembley. Hull City siguron biletën për në PL, falë një goli në frymën e fundit (video)

GS 23/05/2026 2 Min. Lesezeit

Pas Coventry City dhe Ipswich Town, Hull City është ekipi i tretë dhe i fundit që siguron biletën për në Premier League për sezonin e ri. Në sezonin e rregullt, Hull City e mbylli renditjen në vendin e gjashtë dhe siguroi biletën për në play-off vetëm në javën e fundit.

Në play-off, Hull City eliminoi fillimisht Milwall, falë fitores në transfertë 0-2, pasi ndeshja e parë në shtëpi kishte kishte përfunduar 0-0.

Middlesbrough erdhi në finale, pasi zëvendësoi Southampton, që u skualifikua për shkak spiunazhi ndaj rivalëve.

Në finalen e luajtur në Wembley mes Hull City dhe Middlesbrough, vendosi një gol i Oli McBurnie në minutën e 90+5, ku sulmuesi skocez dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi në zonë. Hull City fiton 1-0 dhe rikthehet në Premier League, pas plot 9 vitesh.

Kujtojmë që vitin e kalaur, Hull City shpëtoi në javën e fundit vetëm falë diferencës në gola, për të mos rënë në League One (Kategoria e Tretë).

Përveç ngjitjes në Premier League, Hull City fiton edhe 250 milionë euro në total nga finalja e sotme. Një shumë që do ta ndihmojë jashtëzakonisht në përforcimet që do të bëjë në merkato.

SHIKOGOLIN

Teilen: