Thursday, 4. June 2026
Sport

Finalet e NBA/ Goditje e Knicks në ndeshjen e parë, triumf me përmbysje në San Antonio

GS 04/06/2026 2 Min. Lesezeit

New York triumfojnë 105-95 në shtëpinë e Spurs. Vendimtar 29-19 i periodës së fundit dhe 30 pikët e Brunson.

NBA Finals fillojnë menjëherë me një rezultat befasues. Fitoren e parë e merr New York, që përtej faktorit fushë, ka arritur të imponohet 105-95 në San Antonio kundër Spurs të Wembanyama. Ndeshja u vendos në periodën e fundit, me rezultatin 29-19 në favor të miqve, pas 76-76 të 36 minutave të para.

Vendimtare në këtë fitore të bujshme të Knicks ishin edhe 30 pikët e Jalen Brunson. Në natën mes të premtes dhe të shtunës do të luhet ndeshja e dytë në Texas.

Spurs, për të fituar unazën e 6-të në histori, duhet të bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Ndeshjen e parë finale e fituan Brunson me shokë, tani 3 fitore larg titullit që New York nuk e arrin prej 53 vitesh. Kjo skuadër ka fituar 12 ndeshjet e fundit të Play-off-it dhe nuk humb prej 24 prillit.

Sfida ishte mjaft e ekuilibruar, me Spurs që e mbyllën periodën e parë 27-19 dhe gjysmën e parë në avantazh 55-48. Pastaj erdhi përmbysja e Knicks, që gjetën +10 vendimtar në 12 minutat e fundit.

Udhëheqësi i Knicks ishte sërish Jalen Brunson, që e mbylli me 30 pikë, bashkë me 18 të Towns, 17 të Anunoby dhe 13 të Shamet nga stoli. Për San Antonio nuk mjaftuan 26 pikët e të zakonshmit Wembanyama. Alieni francez është ulur në tokë për një natë dhe dhe në ndeshjen e dytë ai dhe San Antonio duhet të reagojnë, sepse në rast të 2-0 për New York finalet do të marrin një drejtim preciz.

Teilen: