Fisnik Asllani do të ndryshojë ekip, por jo kampionat. Sipas medieve gjermane sulmuesi kosovar i TSG Hoffenheim nuk ka mundur që të plotësojë ëndërrën e tij për tu transferuar në “Camp Nou” pasi është shumë pranë transferimit në Leipzig.
RasenBallsport Leipzig ka vepruar në kohë dhe ka përfituar nga vonesat që kanë karakterizuar tratativat mes Barçës dhe klubit të Hoffenheim. Ndërsa në këtë garë ishte edhe Borussia Dortmund, e cila ka humbur garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit 23 vjeçar.
Menaxherët e Asllanit janë kontaktuar edhe nga disa skuadra të Premier League, por kanë refuzuar që të takohen pasi kanë konsideruar se klienti i tyre mund të vazhdojë rritjen ose në Bundesliga ose në La Liga. A.V.