Tuesday, 25. August 2026
Sport

Fitoi vendin e titullarit në Seria A, Alen Sherri i sjell fat Kaljarit: Vazhdojmë kështu

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit te Kaljari pasi në tre takimet e fundit të Seria A është preferuar titullar. Madje portieri i Kombëtares shqiptare ka rezultuar me fat, pasi Kaljari ka dy barazime në sfidat delikate me Milanin dhe Xhenoan, po ashtu dhe fitoren ndaj Veronës.

alen sherri

Pas sfidës së fundit, që u fitua me rezultatin 1 me 0 dhe porta e Kaljarit qëndroi e paprekur, Sherri ka postuar në rrjetet sociale.

“Shumë i lumtur për fitoren e parë dhe ndeshjen e parë pa pësuar gol. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë kështu”, shkruan Sherri.

Falë paraqitjeve në tri sfidat e fundit, Kaljari aktualisht mban vendin e 12-të me 14 pikë në Seria A.

f1

PANORAMASPORT.AL

Teilen: