Tuesday, 19. May 2026
Sport

Fitorja me vuajtje e Juventusit, Turam: Skuadra la zemrën në fushë

GS 31/03/2025 1 Min. Lesezeit

Pas fitores minimale të Juventusit, kundër Xhenoas, foli për mediat edhe Kefren Turam, i cili u shpreh i kënaqur me tri pikët, ndërsa motivoi shokët e skuadrës për fitoret e radhës.

turam

“Jam i kënaqur që fituam kundër një skuadre të mirë si Xhenoa. Ishte një javë e veçantë, bëmë një ndeshje të mirë dhe ajo që ishte më e rëndësishme ishte të fitonim. Trajneri kërkoi intensitet, të shkonim përpara, të sulmonim Xhenoan, dhe atë gjë bëmë.

A më dha ndonjë shuplakë Tudor pas telefonatës me Lilian? Jo, ende (qesh). Ne thamë që duhet të ktheheshim në rrugën e fitores, objektivi është të shkojmë në Champions. Kundër Xhenoas lamë zemrën në fushë”, tha Turam.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: