Sunday, 28. June 2026
Sport

Flamurtari nis të marrë formë, klubi vlonjat prezanton blerjet e reja

GS 28/06/2026 1 Min. Lesezeit

Flamurtari i ri nis të marrë formë. Pas prezantimit të trajnerit të ri Oltijon Kernaja dhe drejtorit të ri Sportiv Fabian Beqja, klubi vlonjat ka prezantuar edhe afrimet e para në këtë sesion të merkatos.

Mehdi Çoba, Eslit Sala dhe Joni Nurja janë zyrtarisht lojtarë të Flamurtarit. Klubi vlonjat ka rinovuar kontratat me dy elementë që spikatën sezonin e kaluar: Denis Pjeshka dhe Ariol Kaloshi do të vazhdojnë të luajnë për kuqezinjtë.

Ndërkohë klubi ka graduar në ekipin e parë edhe 4 futbollistë të talentuar, që kanë spikatur tek akademia e Flamurtarit. Hizdion Sulejmani, Gazmend Llajaj, Bjori Doku dhe Fjoraldo Bejdollari kanë firmosur kontrata afatgjata me Flamurtarin.

Teilen: