Monday, 2. November 2026
Futboll

Flick e “injoroi” rëndë ndaj Alaves, futbollisti vendos njëherë e mirë të largohet nga Barcelona

GS 02/11/2026 1 Min. Lesezeit

Rrugëtimit të Alejandro Balde te Barcelona i ka ardhur fundi. I vetëdijshëm për situatën e tij në klub, ku ka humbur pej kohësh vendin e titullarit dhe besimin e Hansi Flick, mbrojtësi i majtë është shprehur i hapur, për herë të parë, për t’u larguar nga klubi, me qëllim që të rifitojë minutat në lojë dhe vendin e protagonistit diku tjetër, bën me dije Mundo Deportivo.

Pika që e mbushi kupën për mbrojtësin ishte ndeshja e fundit në kampionat kundër Deportivo Alavas. Pavarësisht mungesave të shumta në vijën mbrojtëse, trajneri gjerman vendosi të aktivizonte lojtarin e ekipit rezervë, Brian Fariñas, në krahun e djathtë, ndërsa Joao Cancelo mori vendin e titullarit në krahun e majtë.

Për Balde ka interes nga disa ekipe në Serie A e Premier League. Barcelona pret të fitojë 35-40 milionë euro nga shitja përfundimtare e mbrojtësit të majtë, por nuk përjashtohet as mundësia e huazimit në janar deri në fund të sezonit me të drejtë ose detyrim blerjeje.

Teilen: