Trajneri i Barcelonës pranoi epërsinë e PSG-së pas humbjes 4-2: “PSG-ja tregoi se është ekip më i mirë se ne. Kemi humbur, por kemi mësuar”.
Flick konfirmoi se “El Clasico” e së dielës ndikoi në vendimet e tij: “Nëse kundërshtari i së dielës nuk do të ishte Reali, Rodri do ta kishte nisur ndeshjen si titullar”.
Për vështirësitë ndaj kampionëve të Europës, ai tha: “Ata kanë cilësi të jashtëzakonshme, sidomos në tranzicion. U përpoqëm të mbroheshim mirë, por në 10-15 minutat e fundit nuk ishim në 100% të formës fizike. Gabimet në ndeshje të tilla të kushtojnë shumë”.
Flick përmendi edhe lodhjen pas problemeve me udhëtimin nga Sevilla: “Nuk është justifikim, por nuk ishim të freskët. Nuk patëm përgatitjen dhe rikuperimin e nevojshëm”.
Megjithatë, ai nuk e dramatizoi humbjen: “Në tetor nuk mund të fitosh trofe. Titujt, sidomos Champions-in, i fiton në maj dhe qershor”.