Wednesday, 21. October 2026
Futboll

PSG, frikë për Kvaratskhelia. Doli me “paterica”, dyshohet për këputje të ligamentit të kryqëzuar

GS 21/10/2026 1 Min. Lesezeit

Shqetësim i madh në kampin e PSG-së për gjendjen e Khvicha Kvaratskhelia, pas ndeshjes kundër Barcelonës, e fituar 4-2 nga kampionët e Europës në fuqi.

Futbollisti gjeorgjian u dëmtua në fillim të pjesës së dytë të sfidës së Champions League në Paris. Pas një dueli me kundërshtarin, ai u rrëzua në fushë, me dyshimin se gjuri mund të jetë përdredhur në mënyrë jonatyrale.

Kvaratskhelia u detyrua të largohej nga loja “me paterica”, pra i mbështetur nga pjesëtarët e stafit mjekësor të klubit francez, mes shqetësimit të përgjithshëm.

Frika kryesore është se mund të bëhet fjalë për këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit. Megjithatë, shkalla e dëmtimit duhet të konfirmohet nga ekzaminimet mjekësore.

 

Teilen: