• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flik dëshiron Komanin te Barcelona, por edhe Rabio mund t’i bëjë punë

02/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hansi Flik tashmë është duke punuar për skuadrën për sezonin e ardhshëm te Barcelona. Ai supozohet se ka identifikuar një bllok ndërtimi në ishklubin e tij. Anësori i Bajernit të Mynihut, Kingsli Loman thuhet se ka një vend të spikatur në listën e tij të dëshirave, raporton “l’Équipe”. Sipas raportimeve të fundit, francezi mund të zëvendësojë Rafinjan te katalanasit.

FLIK

Drejtuesit katalanas nuk janë plotësisht të kënaqur me brazilianin dhe nuk do të ishin kundër shitjes së tij, veçanërisht në Angli ku nuk i mungojnë admiruesit.

LËNDIMET SI PROBLEM – Flick patjetër ka nevojë për një shtysë të re në krahë. Kohët e fundit, veçanërisht 16-vjeçari Lamine Jamal ka ofruar vazhdimisht kontribut të rëndësishme, por patjetër do të ketë nevojë për mbështetje dhe një shok ekipi me përvojë përkrah tij në sezonin e ardhshëm. Koman mund të jetë profili i duhur.

Edhe pse francezi ndihet si në shtëpinë e tij në Mynih, e ardhmja e tij te kampionët nuk është aspak e sigurt, pasi trajneri i ri Vinsent Kompani planifikon një organikë me moshë më të re. Nga ana tjetër, edhe Koman ka “mangësitë” e tij. Ndjeshmëria e tij ndaj lëndimeve është një problem, ndërkohë që Bajerni mund të joshet nga një ofertë fitimprurëse me rreth 50 milionë euro.

REGJISORI – Ndërkohë, mësohet se Flik ka kërkuar edhe një mesfushor me tipare disi më difensive, por që të jetë i aftë edhe teknikisht. Ky identik përshtatet më së miri me atë të Adrien Rabios që mund të jetë më shumë se një ide merkatoje, por që shumë do të varet nga rinovimi i francezit me “Zonjën e vjetër”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Romano; Mbappe firmos për Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.