Monday, 27. April 2026
Sport

Foda debuton me fitore te Kosova, Dardanët mposhtin minimalisht Armeninë

GS 22/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova ka arritur fitore në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë.

Dardanët fituan me rezultat minimal 0-1 në Jerevan, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Rashica në minutën e 25’të të takimit.

Kosova ishte afër të shënonte edhe golin e dytë me Rashicën i cili i vetëm me portier nuk arriti që të kalonte gardianin e portës armene.

Dardanët‘ do ta kenë edhe një test tjetër pas katër ditësh në miqësoren e radhës ndaj Hungarisë.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: