Saturday, 26. September 2026
Sport

Foda i përgjigjet Austrisë para ndeshjes: Jeni favoritë, por ne kemi vetëbesim

GS 26/09/2026 2 Min. Lesezeit

Franco Foda e ka pranuar se Kombëtarja e Austrisë është favorite për përballjen e neserme, por shtoi se Kosova ka kryer të gjitha detyrat.

Tekniku gjerman pret një numër të madh të tifozëve kosovarë në stadium, ndërsa është i sigurt se do ta zhvillojnë një ndeshje të shkëlqyer.

Në konferencë për media, Foda i kujtoi Austrisë se çfarë ndeshje ka zhvilluar Kosova si mysafir së fundmi.

“Drejtpërdrejt pas lojës me Irlandën, i kemi rigjeneruar lojtarët dhe jemi përgatitur për lojën me Austrinë. E kemi analizuar lojën e tyre. I njoh disa lojtarë që kanë luajtur kur isha unë. E di çfarë na pret, Austria luan në mënyrë agresive, bën presion të lartë, prandaj duhet të bëjmë kundërpresion. Ne jemi të përgatitur por në fushë do të vendosin detajet”.

“Kam thënë edhe më herët se Austria është favorite e grupit. Është e mundur që gjithçka të ndodhë nesër. Ne fituam ndaj Irlandës, të bëjmë më të mirën nesër. Të luajmë me agresivitet si zakonisht. Kemi shumë tifozë kosovarë në stadium, kemi vetëbesim, kemi fituar ndeshjet e tjera si mysafir. Nesër do të bëjmë një lojë të mirë”.

Përndryshe, përballja do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Teilen: