Saturday, 14. November 2026
Sport

Foda lë jashtë listës Erblin Osmanin, Enis Rexhepin dhe Valmir Matoshin

GS 14/11/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i saj Franco Foda kanë dorëzuar mëngjesin e sotëm liatën zyrtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Izraelit.

Dardanët do të luajnë sot ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve, në ndeshjen e paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrrit në Prishtinë.

Për këtë ndeshje, përzgjedhësi Franco Foda ftoi fillimisht 27 lojtarë, në mesin e tyre tre emra të rinj, por më vonë u liruan nga grumbullimi emra si Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani, duke bërë që në vend të tyre të afrohet Betim Fazliji.

Në ditët pasuese, shkaku i shqetësimeve me lëndime u liruan edhe Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, duke çuar në 24 numrin e lojtarëve të mbetur.

Lojtari i vetëm që mbeti jashtë listës për ndeshjen e sotme është njëri prej prurjeve të fundit, sulmuesi 18-vjeçari i Stuttgartit, Enis Rexhepi.

Në sulm, Foda ka vendosur t’ju besojë për këtë ndeshje emrave si Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani.

Teilen: