Një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit në derën e jashtme të një apartamenti në rrugën “Sadik Petrela”, në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar më datë 14 nëntor, rreth orës 02:50. Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në derën e apartamentit të një 47-vjeçareje, me inicialet A. M.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Teilen: