• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formati i ri i Ligës së Kampioneve prish traditën historike, UEFA detyrohet të bëjë shortin me kompjuter dhe nuk do jetë më “i lirë”

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Formati i ri i Ligës së Kampioneve që nis nga sezoni i ardhshëm do të ndryshojë shumë gjëra në zhvillimin e këtij turneu. Shorti i fazës në grupe, por edhe vijimësia e tij në fazën me eliminim direkt drejt finales së madhe, nuk do të jetë si më përpara.

champions

UEFA nuk ka vendosur ende përfundimisht formulën, por tashmë është e sigurt që nuk do të ketë më short të fazës në grupe nga ai i zakonshmi ku skuadrat me radhë mësonin kundërshtarët e tyre. Xhorxho Marketi, nënsekretari i UEFA-s, i cili është personi që zakonisht hedh një short të tillë prej vitesh, ka bërë të qartë për “The Independent” se është simuluar procedura dhe do të duhej të tërhiqeshin rreth 900 gogla, në një event që do të zgjaste mbi tre orë.

Kjo, pasi me formatin e ri, faza në grupe parashikon që çdo skuadër të luajë kundër 8 kundërshtarëve të ndryshëm, të përzgjedhur në vazo të ndryshme të turneut dhe me sistemin ku një ndeshje e luan brenda dhe një jashtë. Në këtë situatë, ky short parashikohet të jetë pjesërisht i kompjuterizuar, por me kompani auditimi të pavarura të cilat do të sigurohen që gjithçka është korrekte dhe jo e paracaktuar, për të shmangur akuzat për manipulime nga tifozët.

Përveç kësaj, edhe shorti më tej për fazën në kualifikim direkt, nuk do të jetë i lirë, pro me nëj tabelë të gatshme me sistemin që veprohet në tenis. Në këtë mënyrë, katër skuadrat e para në renditjen e përgjithshme të fazës në grupe, nuk do të ndeshen me njëra-tjetrën deri në gjysmëfinale, ndërsa dy skuadrat e para në renditjen e përgjithshme, mund të takohen vetëm në finale me njëra-tjetrën, pasi janë të vendosura në dy anët e ndryshme të tabelës në mënyrë të paracaktuar.

UEFA po finalizon ende detajet se si do të organizohet turneun në vitin e ardhshëm., por duket se tifozëve të thjeshtë do u duhet shumë kohë që të përshtaten me skemën e re që do të përdoret dhe do të harrojnë shortet tradicionale që i mblidhnin gjithashtu para televizorit për të mësuar fatin e skuadrave të tyre.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

I shkarkuar nga Roma, kjo mund të jetë skuadra e re e Jose Mourinho

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.