Sunday, 25. January 2026
Sport

Formula 1, titulli vendoset në garën e fundit

GS 30/11/2025 1 Min. Lesezeit

Drama në Formula 1 ka vazhduar edhe të dielën. Garën në Katar e ka fituar ngasësi i Red Bullit, Max Verstappen.

Dhe me fitoren e 28-vjeçarit Verstappen titulli do të vendoset në javën e ardhshme në garën e fundit të stinorit në Abu Dabi.

Për titull kampioni në garë janë edhe ngasësit e McLarenit, Lando Norris dhe Oscar Piastri.

Fitorja e Verstapppenit ishte e shtata në këtë sezon dhe ai u barazua me Norrisin.

Në garën e së dielës, australiani Piastri mbeti i dyti, kurse Carlos Sainz i skuderisë Williamsit ishte i treti.

Norris përfundoi në pozitën e katërt.

Ndonëse mbeti jashtë podiumit, Norrisi ka 12 pikë më shumë në renditje se sa Verstappen, që e kaloi Piastrin për katër pikë.

Për ta fituar titullin, Norrisi duhet të përfundojë në vendin e tretë, nëse Verstappeni e fiton garën e fundit.




Teilen: