Rodri fitoi mbrëmë “Topin e Artë dhe dita e djeshme ka pasur pikërisht mesfushorin e Sitit dhe Vinicius në qendër të vëmendjes.
Ky i fundit pritej të ishte fitues pas sezonit të mrekullueshëm që kaloi me Realin e Madridit.
Frenk Riberi ka postuar në rrjetin social “Instagram”. “Topi i Artë”, shkruan duke e shoqëruar me të qeshura.
Një mënyrë kjo për t’u tallur. Kujtojmë se vetë Riberi është përfolur se meritonte “Topin e Artë” në vitin 2013, kur e fitoi Ronaldo.