Thursday, 23. April 2026
Sport

FOTO/ Mançester Junajtid nuk humbet kohë, mesfushori i Çelsit shfaqet në kompleksin stërvitor

GS 03/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid ka arritur të sigurojë më në fund shërbimet e mesfushorit Mejzën Maunt. Pavarësisht se mungon zyrtarizimi nga klubet, Maunt ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Mançester për të kryer vizitat mjekësore.

skysports-mason-mount-chelsea_6167516

Mediat angleze kanë publikuar fotot e futbollistit në kompleksin stërvitor të Mançester Junajtidit, aty ku edhe ndodhet qendra mjekësore në të cilën futbollistët i nënshtrohen ekzaminimeve para se të firmosin kontratën dhe të zyrtarizohen si futbollistë të tyre.

Maunt luan si mesfushor i avancuar por edhe i majtë ndërkohë që për Junajtidin ai ka kushtuar plot 55 milionë paund. 24-vjeccari pritet që të prezantohet ditën e nesërme zyrtarisht si futbollist i “djajve të kuq”.

mason mount

PANORAMASPORT.AL

Teilen: