Sfida midis Totenhemit dhe Liverpulin në Premier Ligë përpara dy javësh mori një vëmendje të madhe në shtypin britanik, pas një gabimi të bërë nga VAR-i për një gol të anuluar të Luis Diazit.
Pës sfidës, trajneri i “Reds”-ave, Jyrgen Klop kërkoi që ndeshja të riluhej pasi ai gabim i kushtoi pikët skuadrës së tij.
Gjatë grumbullit të kombëtareve, mesfushori i Totenhemit, Xhejms Medison ka zgjedhur që të tallet me shokun e tij të skuadrës, Trent Aleksandër-Arnold, i cili luan për Liverpulin.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Medison shkruan: “Akoma kërkon që të riluhet”, duke e shoqëruar me figura që tregon se çdo gjë është një shaka dhe se raporti mes tyre është i veçantë.
PANORAMASPORT.AL