Friday, 15. May 2026
Sport

FOTO/ Sfida e polemikave me Liverpulin, ylli i Totenhemit tallet me shokun e skuadrës: Akoma kërkon të riluhet

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sfida midis Totenhemit dhe Liverpulin në Premier Ligë përpara dy javësh mori një vëmendje të madhe në shtypin britanik, pas një gabimi të bërë nga VAR-i për një gol të anuluar të Luis Diazit.

8787

Pës sfidës, trajneri i “Reds”-ave, Jyrgen Klop kërkoi që ndeshja të riluhej pasi ai gabim i kushtoi pikët skuadrës së tij.

Gjatë grumbullit të kombëtareve, mesfushori i Totenhemit, Xhejms Medison ka zgjedhur që të tallet me shokun e tij të skuadrës, Trent Aleksandër-Arnold, i cili luan për Liverpulin.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Medison shkruan: “Akoma kërkon që të riluhet”, duke e shoqëruar me figura që tregon se çdo gjë është një shaka dhe se raporti mes tyre është i veçantë.

132132

PANORAMASPORT.AL

Teilen: