Interi arriti të fitojë kundër Xhenoas me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serinë A.
Autorët e golave ishin Kristjan Asllani dhe Aleksis Sançez i cili realizoi nga pika e bardhe e penalltisë. Një penallti e cila u fitua nga Nikola Barela, por që vazhdon të jetë e dyshimtë në rrjetet sociale.
Mesfushori rrotullohet disa herë në fushë pas një kontakti të lehtë për të marrë vëmendjen e arbitrit. Në rrjetet sociale kanë aluduar se Barela duhet të ishte ndëshkuar me të kuq për simulim dhe jo të fitonte penallti.
PANORAMASPORT.AL