Friday, 10. July 2026
Sport

Franca kualifikohet në gjysmëfinale – shkëlqen Mbappe, por lëndohet!

GS 10/07/2026 1 Min. Lesezeit

Franca është kombëtarja e parë që është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit.

“Gjelat” fituan kundër Marokut me rezultat 2:0, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0, ku Kylian Mbappe huqi penalltin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Mbappe shënoi një super gol për ta hapur ndeshjen.

Nuk vonoi shumë dhe Franca gjeti golin e dytë. Ousmane Dembele , në minutën e 66-të, pas asistimit të Mbappes, arriti të dyfishoi epërsinë e Francës.

Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për Francën, ndodhi diçka e papritur. Në minutën e 77-të, Kylian Mbappe u detyrua të largohej nga ndeshja pas një lëndimi që mori.

Mbetet të shihet nëse superylli i Francës do të jetë i gatshëm për gjysmëfinale.

Franca në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Spanjë-Belgjikë./lajmi.net/

Teilen: