Saturday, 4. July 2026
Sport

Franca pa Tchouamenin ndaj Paraguait

GS 04/07/2026 1 Min. Lesezeit

Franca ka marrë një goditje të rëndë para përballjes me Paraguain në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi Aurelien Tchouameni pritet të mungojë për shkak të një lëndimi në kofshë.

Mesfushori i Real Madridit ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Didier Deschamps në këtë Botëror, duke qenë titullar në tri nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Franca siguroi kualifikimin në fazën eliminatore pasi e mbylli grupin I me pikë të plota, duke fituar të tri ndeshjet, para se të eliminonte Suedinë me rezultat të pastër 3-0 në 1/32 e finales.

Tashmë, “Gjelat” do të përballen me Paraguain të shtunën në Filadelfia, në kërkim të një vendi në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Federata Franceze e Futbollit nuk ka reaguar ende zyrtarisht lidhur me raportimet për mungesën e Tchouamenit.

Teilen: