Sunday, 5. July 2026
Sport

Franca vuan shumë me Paraguajin, Mbappé shënon golin e vetëm të të gjithë ndeshjes

GS 05/07/2026 1 Min. Lesezeit

Në Filadelfia ishte një pasdite e nxehtë jo vetëm se termometri shënonte 36 gradë celcius në start të ndeshjes. Plani i Paraguajit ishte i qartë, ashtu si bënë me Gjermaninë, të besuarit e Alfaro-s u mjaftuan për të mos pësuar gol.

Rrjeta e vetme të të gjithë ndeshjes erdhi në minutën e 70’ kur Mbappé ia doli që të mposhte Gill nga pika e bardhë.

Një tjetër faktor i këtij takimi ishte edhe arbitri nga Uzbekistani Ilgiz Tantashev, i cili në më shumë se një rast lejoi që amerikano-latinët të tejkalonin limitet e dyluftimeve sportive.

Pas këtij triumfi ekipi i Deshamps fluturon në çerekfinale ku e pret Maroku. A.V.

Teilen: