Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës do të sjellë një përballje të jashtëzakonshme mes dy prej favoriteve kryesore të turneut, Francës dhe Spanjës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.
Spanja hyn në këtë takim në një formë të jashtëzakonshme. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente mund të vazhdojë serinë rekord pa humbje dhe me një fitore ndaj Francës do të barazonte rekordin historik prej tridhjetë e shtatë ndeshjesh pa humbje, të vendosur nga Italia në vitin 2021.
Humbjen e fundit në kohë të rregullt, “La Roja” e ka pësuar ndaj Kolumbisë në një ndeshje miqësore në mars të vitit 2024. Që atëherë, spanjollët kanë regjistruar njëzet e shtatë fitore dhe nëntë barazime.
Në anën tjetër, Franca vjen me një nga repartet sulmuese më të frikshme në turne. Treshja Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Michael Olise përbën një nga kërcënimet më të mëdha për mbrojtjen spanjolle.