Monday, 9. March 2026
Sport

Francezët duan të konfirmohen ndaj një tjetër anglezeje, publikohen formacionet zyrtare të PSG-Aston Vila

GS 09/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e sotme në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Aston VIlës do të jetë shumë interesante për t’u ndjekur.

dfgdfgdfgdfgdfgdfg

Parisienët kërkojnë të bëhen përsëri protagonistë kryesorë në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent dhe të konfirmohen ndaj një tjetër ekipi britanik, pasi më parë kanë mposhtur në grupe Mançester Sitin, si dhe kanë eliminuar në fazën me eliminim direkt Liverpulin.

Përballë do të jetë një skuadër që pakkush mendonte se do të shkonte mes 8 më të mirave. Por nën drejtimin e Unai Emeri, spanjollit i cili njeh klubin francez pasi e ka drejtuar në vitit 2016-2018, Aston Vila synon të bëhet protagoniste tashmë edhe në futbollin e rëndësishëm ndërkombëtar.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma, Paço, Beraldo, Nunjo Mendes, Hakimi, Fabian Ruiz, Vitinja, Zhoao Neves, Kvaratskhelia, Dembele, Doue.
Trajner: Luis Enrike

Aston Vila: Martinez, Kesh, Konsa, Pau Torres, Dinje, Kamara, Tielemans, Ramsei, MekGin, Roxhers, Rashford.
Trajner: Unai Emeri

fdgfgddfgdgfdgfdfg

PANORAMASPORT.AL

Teilen: