Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda është paraqitur në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme ndaj Austrisë.
Ai ka thënë se Austria është favorite në këtë grup, por ka thënë se gjithçka është e mundur që të ndodh.
“E kam thënë edhe më parë. Austria është favorite në këtë grup. Është e mundur gjithçka që të ndodhë nesër. Ne fituam ndaj Irlandës. Ne duhet të paraqitemi sa më mirë që është e mundur. Të vazhdojmë të luajmë me agresivitet si në herën e kaluar. I gëzohemi kësaj loje. Kemi shumë tifozë kosovarë në stadium. Kemi vetëbesim, kemi luajtur me kombëtare të forta. Dhe nesër shpresoj në lojë të mirë”, tha ai fillimisht.
Ai tha tutje se e din se çfarë e pret nga Austria.
“Pas lojës me Irlandën jemi përgatitur për ndeshjen me Austrinë. E kemi analizuar edhe lojën e fundit. I njoh disa lojtarë që kanë luajtur edhe me mua. E dimë çfarë po na pret. Kjo skuadër e Austrisë luan në mënyrë agresive, bën presing të lartë, duhet të jemi të kujdesshëm. Jemi të përgatitur, por në fushë vendosin detajet”, shtoi ai.Foda në konferencë u pyet edhe për afrimin e mundshëm të Bleart Tolajt dhe promovimin e Arjanit Fazlijës nga Kosova U21 tek A-ja.
“I njoh këta dy lojtarë, e njoh kualitetin e tyre, në skuadrën tonë kemi 27 lojtarë, ndoshta edhe ata një ditë do të luajnë për skuadrën komëbtare, por ne duhet të fokusohemi te ndeshja e nesërme”, tha ai.
Foda në fund të fjalës së tij, bëri me dije se caku i tij gjithmonë ka qenë EURO 2028.
“Unë jam i kënaqur që nëser loja të shkojë mirë, e rëndësishme është të luajmë me vetbesim, edhe pse janë favorit, nuk duhet ta ulim vetveten, ne punojmë që të arrijmë në Ligën A. Qëllimi im është Kampionatin Evropian i vitit 2028, ky ka qenë qëllimi im që nga fillimi”, shtoi Foda.
Ndeshja Austri – Kosovë do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:00, në Vjenë.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, me dy kombëtaret që kanë nga tri pikë, nga xhiroja e parë.