Saturday, 15. August 2026
Futboll

Frattesi, mesazh lamtumire: E çamë qiellin më dysh, Interi ishte nderi më i madh i jetës sime

GS 15/08/2026 1 Min. Lesezeit

Davide Frattesi largohet nga Interi, por mbetet interist në shpirt dhe në zemër. Një ditë pas transferimit te Lazio, ish-mesfushori zikaltër u drejtoi një mesazh prekës lamtumire ish-tifozëve të tij, plot dashuri dhe mirënjohje:

“Është e vërtetë…, ndoshta nuk ishim të destinuar të qëndronim bashkë, ndoshta ishim të papajtueshëm. Kemi pasur ulje-ngritje, por në ato momente kemi çarë qiellin më dysh. Ishte nderi më i madh i jetës sime të luaja për ju. Kur shihja ‘San Siron’ që na shtynte përpara…, ndihesha i pathyeshëm.

Fatkeqësisht, pas asaj finaleje të mallkuar, diçka ndryshoi brenda meje dhe është e drejtë që tek Interi të qëndrojë vetëm ai që mund të japë 101%. Ju kam dashur si vëllezër dhe motra dhe do të jem gjithmonë tifozi juaj i parë. Davide.

P.S. Porta e verdhë është e imja, eh…”

Teilen: