Monday, 18. May 2026
Sport

Futbolli në zi, ndahet nga jeta papritur 20-vjeçari 

GS 15/11/2023 1 Min. Lesezeit

Futbolli francez në zi.

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike, mbrojtësi Valentin Poreje, i lindur në vitin 2003 dhe i cili ishte pjesë e ekipit të rinjve të Lilles. 

Mediat franceze bëjnë me dije se 20-vjeçari vdiq për arsye ende të paqarta. Ish-skuadra e tij e Lilës ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjes. 

“Lille mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare.

Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020” – shkruan klubi.

Teilen: