Thursday, 2. July 2026
Sport

Futbollistët e diasporës ftohen të stërviten falas në Kampin Nacional në Hajvali

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se gjatë pushimeve verore Kampi Nacional në Hajvali do të jetë i hapur për të gjithë futbollistët dhe futbollistet nga diaspora, pavarësisht ligës ku aktivizohen apo kombëtares që përfaqësojnë.

Sipas FFK-së, qëllimi i kësaj nisme është t’u ofrojë bashkatdhetarëve kushte profesionale për zhvillimin e seancave stërvitore gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, duke i mirëpritur në ambientet e Kampit Nacional.

“Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë në adresën elektronike [email protected], duke specifikuar datën ose datat e dëshiruara për stërvitje, orarin e preferuar, numrin e pjesëmarrësve dhe vitin e lindjes”, shkruhet në njoftimin e FFK-së, përcjell teve1.info.

FFK ka bërë të ditur se për grupet me më shumë se pesë pjesëmarrës do të sigurohet edhe asistencë profesionale nga trajnerët e federatës, në përputhje me orarin dhe kapacitetet e Kampit Nacional.

Teilen: