Friday, 13. March 2026
Sport

Futbollistet e Kosovës, nisin sot kualifikimet për EURO 2025

GS 05/04/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave/grave sot nis kualifikimet për Evropianin 2025, me ndeshjen kundër Ukrainës në Antalya, me fillim në orën 17:00.

Futbollistet e Kosovës të udhëhequra nga përzgjedhësja Anneli Andersen, kanë realizuar një seri të shkëlqyeshme prej 14 ndeshjeve pa humbje dhe në këtë cikël kualifikues hyn me motiv për të dëshmuar vlerat e saj edhe me kundërshtare shumë më të fuqishme.

Ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025, Dardanet do ta zhvillojnë kundër Uellsit, më 9 prill, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Teilen: