Tuesday, 12. May 2026
Sport

Futbollisti 22-vjeçar zgjidhet lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kombeve

GS 09/06/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrëmje magjike për mbrojtësin Nuno Mendes, i cili ka fituar edhe trofeun e lojtarit më të mirë të finales së Ligës së Kombeve.

22-vjeçari i cili është pjesë e PSG-së, zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke bërë diferencën në fushën e lojës.  

Mendes shënoi edhe golin e parë të Portugalisë, teksa ishte protagonist me inkursionin e tij nga e majta, te goli i dytë i shënuar nga Kristiano Ronaldo. 

Mbrojtësi i majtë i Portugalisë, nuk u mjaftua me kaq, teksa ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore edhe 11-metërshin. Një vlerësim mëse i merituar.

Teilen: