Monday, 6. July 2026
Sport

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

GS 06/07/2026 1 Min. Lesezeit

“Gardiani” i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës.

Portieri prishtinas ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit “Hasan Prishtina”.

“Falënderim i përzemërt familjes, mentori Malsor Gjonbalaj dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij rrugëtimi”, ka shkruar Visar Bekaj.

29-vjeçari momentalisht është portier i skuadrës nga Shqipëria, Tirana.

Ai më herët ka luajtur në Turqi te Hatayaspor si dhe në Kosovë te Prishtina e Ramiz Sadiku.

 

Teilen: